Gjatë një aksioni në njëzet objekte hotelerike në territorin e Kumanovës gjatë fundjavës, Inspektorati shtetëror i tregut përkohësisht ka mbyllur katër objekte hotelerike, ndërsa ndaj 13 është caktuar gjobë nga ana e DAP-it.
Në aksionin e realizuar nga ana e Sektorit për punë kriminalistike, Njësisë për intervenim të shpejtë, SPB Shkup në koordinim me Inspektoratin e tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, katër objekte hotelerike janë mbyllur përkohësisht pasi në të janë gjetur 25 persona që nuk kanë poseduar kovid- certifikatë.
Për 13 objekte, kanë njoftuar sot nga MPB, është caktuar gjobë nga ana e DAP-it për shkak të mosdhënies së llogarive fiskale, ose parregullsive në qarkullimin e fitimit.
Ndaj tre objekteve nga ana e Inspektoratit është kërkuar dokumentacion shtesë, ndërsa ndaj një objekti është shqiptuar sanksion për shkak të mosrespektimit të Ligjit për veprimtari hotelerike.
“Ndaj tre personave do të caktohet parashtresë konform Ligjit për letërnjoftim. Pas dokumentimit të të gjitha shkeljeve të konstatuara kundër kryerësve do të ngritët parashtresë adekuate”, thonë nga MPB.