A do shkarkohet Presidenti Meta?

0
69

Prej orës 10:00 në Gjykatën Kushtetuese ka nisur shqyrtimi i vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Maxhoranca kërkon shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Kreut të Shtetit para përfundimit të mandatit të tij të plotë 5 vjeçar.Seanca është publike.

Presidenti përmes përfaqësuesit të tij ligjor paraqiti deri tani 3 kërkesa parapake nga të cilat dy u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Kërkesa e parë – Presidenti kërkon dorëheqjen e tre anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Presidenti kërkoi dorëheqjen e gjyqtarëve Vitore Tusha, Përparim Kalo dhe Fjona Papajorgji. Kërkesën presidenca e argumenton se u ka përfunduar  mandati dhe në këtë mënyrë cënon paanësinë e vendimit.

Kërkesa e dytë –  Presidenca kërkon dorëheqjen e 7 anëtarëve të gjykatës nga shqyrtimi pasi ka konflikt interesi për disa prej tyre.

“Për shkak të ekzistencës së disa shkaqeve që krijojnë bindjen se, vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese në këtë gjykim me objekt, shqyrtimin e vendimit nr. 55/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ‘Për shkelje të rënda të Kushtetutës” thuhet në kërkesën e presidencës.

Zoti Dervishaj renditi një seri faktesh dhe rrethanash që, sipas tij, vënë në dyshim paanësinë e trupës gjykuese dhe gjykimin me objektivitet të çështjes.

“Presidenti ka humbur tërësisht besimin te kjo trupë, e cila nuk garanton procesin e rregullt ligjor dhe as paanshmërinë e saj”, – u shpreh zoti Dervishaj, duke saktësuar që nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të merrej në konsideratë, atëherë ai kërkonte përjashtimin e të gjithë trupës.

Përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e konsideroi “abuzive” kërkesën e përfaqësuesit të Kreut të Shtetit, duke theksuar se qëllimi i vetëm sipas saj, është zvarritja e procesit. Ajo kërkoi rrëzimin e kërkesës.

BushkaAbuzive kërkesa e Presidentit për përjashtimin e gjyqtares Papajorgji. Kërkesat që lidhen me çështjet e shortit apo afatet 3 mujore përcaktohen në ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Janë çështje organizative

Për ne si kërkues nuk ka shkelje ne afat. Ne nuk shohim që ky afat të ketë ndonjë ndikim dhe cenim në proces. Janë argumente abuzive që ky proces të zgjatet akoma.

Pas kësaj trupa e gjyqtarëve u tërhoq për të marrë vendim lidhur më kërkesën e presidentit.

Vendimi: Pas një ore që u tërhoq për vendim gjykata Kushtetuese rrëzoi dy kërkesat. Asnjë nga 7 anëtarët nuk japin dorëheqjen, pais asnjë nuk është në konflikt interesi. Ndërsa çështja e relatorit është vendim administrativ.

Kërkesa 3 – Përjashtimi i përfaqësuesve të Kuvendit. 

Përfaqësuesja tjetër ligjore e Presidentit, Katrina Treska kërkoi nga gjykata të mos legjitimojë përfaqësuesit e Kuvendit. Ajo tha se legjislatës së 9-të i ka përfunduar mandati më 9 shtator dhe Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vullnet paraprak të Kuvendit të ri. Duke ngritur pyetjen se me çfarë akti janë përfaqësuesit e Kuvendit të pranishëm në këtë sallë.

“Janë kaluar të gjitha afatet dhe nuk përfaqëson vullnetin e parlamentit sot. Sipas kushtetutës ky vendim do të duhet nga Parlamenti i sotëm që te kete fuqi juridike. Gjykata Kushtetuese të mos legjitimojë këtë shkelje të përfaqësuesve të parlamentit” tha Treska.

Por nga ana e saj Klotilda Bushka përfaqësuesja e Kuvendit argumentoi se ishte pa kuptim “Nëse çdo vendim qe merr legjislatura e vjetër mos të njihet nga i riu çon në një kaos juridik”

Tërhiqet për vendim – Gjykata është tërhequr për vendim.

Kërkesa e 4 – Ka të bëjë me ligjin organik të presidentit. Kjo kërkesë paraprake ende nuk është shqyrtuar

Që pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos u shprehur me një vendim lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, “për moskompetencë” në trajtimin e një çështjeje të tillë, ai ka shprehur haptazi mosbesimin ndaj trupës së kësaj Gjykate.

Javën e shkuar Kreu i Shtetit i kërkoi zyrtarisht Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nisjen e një procedimi disiplinor ndaj anëtares Fiona Papajorgji, duke ngritur dyshime për “shkelje të procedurave ligjore” për caktimin e saj si relatore e çështjes, si dhe duke e akuzuar se kishte shmangur pyetjet e ngritura nga Shoqata e Bashkive, në kërkesën për Opinion drejtuar Komisionit të Venecias./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here