LSDM: Arsovska përpos që partizoi administratën nuk bëri asgjë tjetër

0
97

Shkup, 1 shkurt – Përveç shahteve të nivelizuara dhe tualeteve mobile, Arsovska nuk ka bërë ndonjë projekt konkret. Kështu shprehen sot përmes një kumtese për media nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Sipas asaj që thuhet në kumtesë, Arsovska deri tani përpos që ka partizuar administratën e qytetit, nuk ka bërë asgjë tejtër.

“Kanë kaluar 82 ditë nga mandati i saj, ndërsa qytetarët e Shkupit nga Arsovska panë vetëm partizim të administratës së qytetit dhe përjashtim nga përgjegjësia për kompetencat e tyre, në vend të zgjidhjeve dhe projekteve”, thonë nga LSDM, informon Zhurnal.

Sipas tyre, ura në Aerodrom që ishte filluar nga Shilegov deri tani duheshte të përfundojë. Gjithashtu edhe Salla Universale e disa rrugë tjera. Përpos që nuk u bënë këto, nga LSDM akuzojnë gjithashtu se Arsovska ka ndërprerë BRT sistemin, ka anuluar një konkurs për punësimin e 20 zjarrfikësve dhe rikonstruimin e disa rrugëve.

“Ura në Aerodrom duhet të kishte përfunduar deri më tani. Salla Universale duhej të rinovohej. Duhej të përfundonte edhe rindërtimi i dhjetëra rrugëve.

Në llogaridhënien Arsovska la disa gjëra që shënuan mandatin e saj dhe aftësitë menaxheriale: ndërprerja e projektit Bass Rapid Transit, e frenoi ndërtimin e dy urave të reja, e frenoi Sallën Universale, anulimoi një konkursi pune për 20 zjarrfikës. I ka partizanizuar tërësisht institucionet publike dhe qytetin e Shkupit.

Pas 82 ditëve të para të mandatit, bëhet e qartë se Arsovska është kryetarja më e pasuksesshme e qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here