Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 10-të

0
96

Shkup, 1 shkurt – Raporti për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e Unionit Fiskalis për periudhën 2021-2027 është në rend dite të seancës së sotme të 10-të të Qeverisë.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Financave në seancë ministrat do ta shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit.

Ministrat në këtë mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit – IHRA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here