Sot mbledhje e Këshillit të Sigurisë

0
80

Sot në Kabinetin e presidentit të vendit Stevo Pendarovski  do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Siç raportojnë nga kabineti i Pendarovskit, pjesë e takimit do të jenë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministër, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Veton Latifi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i Mbrojtjes dhe profesor universitar.

Ndërkohe me ftesë të presidentit, në mbledhjen e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral – nënkolonel Vasko Gjurçinovski, shef i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here