Akuza e fortë e Kryemadhit: Në 25 prill, Basha shiti mandatet e LSI tek PS, ndoshta bojkoton 6 marsin…

0
91

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. 

Kryemadhi thotë se nuk është çudi bojkoti i Bashës, pasi një gjë të tillë e ka bërë gjithmonë.

Ajo bën edhe një deklaratë të fortë duke akuzuar Bashën se në 25 prill shiti mandatet e LSI te PS-ja.

“Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Çelës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI-së dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara“.

“Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe”.

Mendoni që nuk do të hyjë në garë?
Po këtë punë ka bërë gjithmonë. Nuk na futi në zgjedhjet e 30 qershorit. Tha nuk do t’i lëshojmë zyrat, i lëshoj zyrat me celësat me të gjitha me të tëra. Nuk do bëjmë këtë, nuk do bëjmë atë. Mbi trupin tim do kalojë ky, mbi trupin tim do kalojë ai.syri.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here