Mimoza Kusari për herë të parë ka folur për martesën e vëllait të saj, e quan sulm politik

0
78

Deputetja e Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila për herë të parë ka deklaruar lidhur me martesën e vëllau të saj, që u be shumë mediatik dhe se kjo e fundit nuk e kishte uruar atë për martesë, shkruan Syri.net Kosova.

Kusari-Lila sonte në kanal10 tha se e tëra ishte sulm politik dhe se motrat edhe familja e saj janë gëzuar gjithmonë për sukseset e tij.

“Nëse një shoqëri siç është shoqëria jonë pretendon të ketë lirinë e mirëfilltë, që ne e dimë çka do të thotë cenimi i lirisë, nuk ka të drejtë askush të gjykoj dikë tjetër në raste kur flasim për norma të pranuar në një shoqërie të mirëfilltë. Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendini, situatën emrin tem, përmendin mos angazhimin publik të vëllaut tim po i përmenin edhe LVV të trija bashkë për mue nuk kishte mbështetje fare. Unë nuk kam pranu me u bë pre e një lufte që nuk e ka pasur synimin mbrojtjen e të drejtave të personave të komunitet LGBTI në Kosovë a po ka pasur synim për një luftë politike”, ka thënë ajo.
Në fund Kusari-Lila ka thënë se ajo, motrat dhe familja gëzohen për sukseset e tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here