Haxhiu kërkon nga Qeveria heqjen e masave kufizuese kundër coronavirusit

0
62

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shfuqizojë masat kufizuese antiCOVID.

 

Sipas Haxhiut, masat kanë qenë joefektive.

“Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive. Çfarë masa janë këto, kur personat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?! Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell Telegrafi.

Tutje, ai ka thënë se “Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos”.

“Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.
Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal. Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, thotë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa kufizuese kundër coronavirusit më datën 21 janar, këto masa pritet të ndryshohen gjatë ditës së sotme. Ndërkaq, në vend ka vazhduar rritja e rasteve të reja me coronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here