Simpozium ndërkombëtar për edukim mediatik dhe të menduarit kritik

0
92

Shkup, 3 shkurt – Në organizim të Institutit për Studime të Komunikimit (ISK) sot dhe nesër do të mbahet Simpozium ndërkombëtar onlajn për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik.

Qëllimi i simpoziumit, siç thonë nga ISK, është t’i aktualizojë çështjet e të meduarit kritik dhe edukimit mediatik si prioritet global, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Simpoziumi në një vend do të bashkojë profesorë, hulumtues, studentë dhe ekspertë të cilët do të diskutojnë dhe prezantojnë qasje moderne në fushën e edukimit mediatik dhe të menduarit kritik.

Në ngjarje janë planifikuar disa sesione në të cilat do të prezantohen dhe diskutohen sfidat e bashkësisë akademike në modernizimin e arsimit mediatik, do të bisedohet për trendet e reja në edukimin digjital dhe mediatik, ndërsa do të prezantohen edhe rezultatet e hulumtimit të edukimit mediatik në arsimin e lartë në vend të cilën IKS e zbatoi në nëntor/dhjetor të vitit 2021.zhurnal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here