Bekteshi në mbledhjen ministrore për Korridorin jugor të gazit në Baku

0
74

Shkup, 4 shkurt – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i shoqëruar nga Bajram Rexhepi, drejtor i SHA “Resurset Energjetike Kombëtare”, sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në mbledhjen e 8-të ministrore të Këshillit Këshillimor i Korridorit Jugor të Gazit që mbahet në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.

Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, ministri Bekteshi do të mbajë fjalim në sesionin plenar të quajtur “Korridori jugor i gazit: arritjet dhe perspektivat – zgjerimi në tregjet e reja të energjisë duke e përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”.

Në mbledhjen ministrore fjalime do të mbajnë presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliev, ndërsa fjalime të tyre për planet e zgjerimit të dërgesës së gazit në Evropë dhe në Ballkan do të mbajnë edhe komisari i BE-së për Energjetikë Kadri Simson, eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Oliver Varheji si dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Bosnja e Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kroacisë, Italisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Turqisë, Turkmenistanit dhe të Greqisë.

Korridori jugor i gazit, projekt me vlerë prej 40 miliard dollarë, kalon nëpër 3.500 kilometra territor, nga Baku deri në Italinë jugore, përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Burimi kryesor i gazit për sistemin është vendzbulimi “Shah Deniz” në Detin Kaspik, me rezerva prej 1,2 trilion metra kub.

Me përfundimin e etapës I në korridorin e gazit jugor në dhjetor të vitit 2020, palët e interesuara hulumtojnë zgjerim të projektit në tregje të reja, siç është Ballkani dhe transiti i gazit nga burime tjera të qasshme, citojnë nga Ministria e Ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here