Inceneratorët, Kim: Mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar, do ta ndjekim nga afër këtë çështje

0
96

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vlerëson zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shprehet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Diplomatja amerikane thotë se çështjen e inceneratorëve, ambasada e SHBA do ta ndjekë me prioritet.

Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here