Krizë ushqimore në Korenë e Veriut, Kim Jong Un: Duhet urgjentisht furnizim

0
72

KORE E VERIUT– Koreja e Veriut po kalon një krizë ushqimore. Kjo është pranuar nga lideri suprem i shtetit Kim Jong Un i cili ka deklaruar në një film të bërë publik se në vend po ndodh një “krizë ushqimore”. Filmi dy-orësh, i quajtur “Viti i Madh i Fitores 2021”, tregon presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un duke diskutuar për mungesën e ushqimit, një pranim i pazakontë nga udhëheqësi.

Ajo që nevojitet urgjentisht për të stabilizuar jetesën e njerëzve është të lehtësohet tensioni i krijuar nga furnizimi me ushqime”, ka thënë Kim Jong Un.

Në film, Kim e quante situatën “krizë ushqimore”, ndërsa thuhet se “situata e vendit është më e vështirë se kurrë”.

Situata e ushqimit në Korenë e Veriut u përkeqësua gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së rreptë dhe të zgjatur të kufirit të vendit për të luftuar virusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here