MPB me detaje rreth aksidentit të djeshëm në Kondovë të Shkupit

0
70

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë dhënë detaje rreth aksidentit të gjatë ditës së djeshme në Kondovë të Shkupit. Aksidenti është raportuar në ora 13:30, ndërkaq kanë qenë të përfshirë tre aitomjete.

“Në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që po drejtohej nfa M.O. (40) ngfa fshati Svillare e Poshtme, dhe automjeti VW Golf me targa të Kosovës që po drejtohej nga R.S. (31) nga Kondova dhe një automjet “Mercedes” i parkuar”, thuhet në njoftimin e MPB.

Në akisdent janë lënduar dy të mitur.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor i mitur nga fshati Paniçar i Shkupit, ndërsa lëndime trupore ka marrë këmbësori tjetër SH.A. (18) nga Shkupi, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here