Mustafa: Askush nuk mund të ndal të drejtën për arsim që garantohet me Kushtetutë

0
87

Opinionisti Latif Mustafa në ClickPlus në TV21 komentoi peticionit e prindërve në shkollën “Bashkimi” në Gostivar kundër vajzës me nevoja të veçanta Ëmbla Abazi. Mustafa thotë se askush nuk mund të ndalojë të drejtën e arsimit, e drejtë që e garanton Kushtetuta dhe karta e përgjithshme për të drejta të njeriut.“Shumë është me rëndësi formulimi mbi bazën e të cilin është bërë peticioni. Mbi cilin kriter? Cili është ai autoritet që e ka bërë një konstatim të tillë? Apo është vetëm percepcion ose edhe i gabuar i prindërve, ose edhe i dikujt tjetër. Të motivuar nga njëri-tjetri…hajt se po e bëjmë një peticion, pas çka peticion nuk zgjidh punë. Për diçka që është e garantuar me Kushtetutë dhe me kartën universale të të drejtave të njeriut nuk mund të ta mohojë ty askush”, tha mes tjerash Latif Mustafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here