Në vend që ta shkarkojë, Taravari e lavdëron drejtorin e shkollës – organizohet peticion online për shkarkim

0
90

Gazetari i Klan Macedonia, Furkan saliu ka marrur iniciativë online për të shkarkuar drejtorin e shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar.

Në përshkrim thuhet se drejtori i kësaj shkolle ka gabuar me veprimin e tij kundër Ëmblës së vogël dhe për këtë duhet të shkarkohet nga detyra.

Gabimin eudhëheqësisë së shkollës dhe cenimin e të drejtës për mësim e ka konstatuar edhe Komiteti i Helsinkit, thuhet në peticion, ku kanë filluar nënshkrimet për shkarkimin e drejtorit.

Për largimin nga detyra të drejtorit në fjalë ka folur edhe ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili dje deklaroi se Ministria e Arsimit është duke punuar në mbledhjen dhe analizën e dokumenteve ekzistuese për të ndërmarrë veprim e nevojshëm.

Komisioni për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi ka hapur lëndë për rastin “Ëmbla”. Se drejtori ka gabuar e ka konstatuar edhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here