Pacolli i reagon Pecit për Mustafën: S’ka më keq se të pështysh aty ku ke ngrenë

0
87

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministrit Faton Peci për sulmet e këtij të fundit ndaj ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook.

Madje i është drejtuar me shprehjen se nuk ka veti më të keqe se “të pështysh aty k uke ngrënë”.

Ai ka kërkuar nga Peci t’i kërkojë falje Isa Mustafës.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ministër Peci,

Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”

Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.

Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here