Putin-Xi Jinping kundër NATO-s/ Reagon SHBA: Rusia pretekst për luftë

0
87

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë takuar në Pekin, përpara hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Dy liderët i janë drejtuar aleancës së Atlantikut të Veriut me një thirrje të përbashkët ku kërkojnë që blloku ushtarak të heqë dorë nga planet për zgjerim të mëtejshëm dhe të shmangë vazhdimin e mentalitetit të Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Rusia ka krijuar një plan për të sajuar një pretekst për një pushtim të Ukrainës, potencialisht duke prodhuar video propagandistike që tregojnë një sulm të organizuar.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Uashingtoni vazhdon të ngrejë pretendime pa paraqitur asnjë provë, ndërsa dislokimi i trupave ushtarake po ngre tensionet në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here