Rikthehet komisioni për incineratorët/ Tabaku: Do të thërrasim dëshmitar Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij

0
63

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku tha se ,pavarësisht pengesave nga socialistët, ky komision do të vijojë punën deri në 25 shkurt. Vendimi për të rikthyer komisionin është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Tabaku thekson ndër të tjera se PD fitoi një të drejtë të mohuar për të thirrur dëshmitar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, siç thotë ajo. Ndërkaq, më herët sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se mbështesin zgjatjen e mandatit të komisionit për inceneratorët dhe se do t’i monitorojnë. “Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve! Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve. Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët. Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë. Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 milionë eurove”, tha Tabaku.

Reagimi i PD-së

Rikthehet komisioni hetimor për incineratorët. Jorida Tabaku: PD fitoi të drejtën e mohuar për të thirrur dëshmitar Edi Ramën dhe bashëpunëtorët e tij për vjedhjen 430 milion euro.

Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve.
Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.
Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!
Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.
Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.
Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.
Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.
Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.
Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.
E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!
Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit!
Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here