Sindikatat e Maqedonisë bllokojnë rrugën para zyrës së Organizatës së Punëdhënësve

0
168

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë bashkërisht me grevistët sot bllokuan rrugën para selisë së Organizatave të Punëdhënësve në Maqedoni dhe Odës Ekonomike në Qendër të Shkupit. Bllokimi ishte shenjë revoltë ndaj propozimit të punëdhënësve për metodologjinë për përllogaritjen e pagës minimale.

Sipas sindikatës, propozimi është i papranueshëm për arsye se sipas përllogaritjeve, del që paga minimale do të rritet deri në 16.164 denarë, ndërsa paga minimale duhet të jetë 18 mijë denarë.

“Nuk ndalemi deri sa të fitojmë të drejtat tona. Mjaft ishte, nuk do të jemi shërbëtorë të punëdhënësve. Me 15 mijë denarë nuk mund ta kalojmë muajin”, thonë sindikalistët.

Kujtojmë se më 10 shkurt është caktuar seancë kuvendare ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për pagat minimale./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here