BE: Bisedimet bërthamore në Vjenë do të rinisin më 8 shkurt

0
68

Bashkimi Evropian ka njoftuar se bisedimet bërthamore në Vjenë do të rinisin më 8 shkurt. Irani ka thënë se e konsideron heqjen e sanksioneve amerikane si “vijë të kuqe” në negociatat me fuqitë botërore, për të zbatuar sërish marrëveshjen bërthamore. Më 2015, Teherani ka arritur marrëveshje me fuqitë botërore për kufizim të aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Mirëpo ish-presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka rikthyer sanksionet, duke bërë që Irani gradualisht t’iu shmanget zotimeve të bëra në marrëveshje. Të dyja palët kanë mbajtur tetë runde të negociatave indirekte në Vjenë – prej prillit të vitit të kaluar – me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here