Kryeministri Kovaçevski refuzon të jetojë në Vilën e kryeministrit në Vodno

0
68

Nga Qeveria lajmin e konfirmojnë për Tv21 duke thënë se kryeministri Kovaçevski vazhdon të banojë në shtëpinë ku edhe ka banuar deri tani.

“Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, nuk e shfrytëzon vilën e kryeministrit. Me familjen është në shtëpinë e njejtë ku ka jetuar deri tani. Nuk ka kërkuar privilegje tjera”, thonë nga Qeveria.

Vila e kryeministrit ndodhet në Vodno, menjëherë afër vilës së presidentit. Ka numër të madh të sigurimit fizik, ka gardh të gjallë dhe me tel, ndërsa policia dhe sigurimi menjëherë reagon nëse dikush afrohet të fotografojë apo inçizojë.

Paga e kryeministrit shënon rreth 78 mijë denarë. Pas përfundimit të mandatit, ashtu sikur presidentit të shtetit, edhe kryeministrit i takojnë gjashtë truproja nga MPB, shofer dhe veturë zyrtare.

Ish kryeministri Zoran Zaev hoqi dorë nga apanazhi, vetura dhe shoferi, ndërsa pjesërisht do të shfrytëzojë sigurimin e shtetit./Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here