Shtrenjtohen benzina dhe dizeli

0
80

Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë rritet për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli shtrenjtohet për dy denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2.54%.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 arrin 81 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 73,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së, për 1,5 denarë për litër shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lirë (EL-1) i cili do të shitet për 73 denarë për litër. Për 1,815 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 46.537 denarë./TV21

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here