A e dini cila është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit

0
82

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rambujeja është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit. Ai ka shtuar se edhe pse më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, sipas Hoxhajt, asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë!

Hoxhaj tutje tha se 23 vjet më parë, delegacioni i Kosovës që i printe Hashim Thaçi përmbylli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët me këtë përmbajtje.

“Tërheqjen e ushtrisë serbe dhe vendosja e trupave paqeruajtëse të prirë nga NATO, ndërtimin e institucioneve qeverisëse demokratike dhe marrja e një vendimi mbi statusin e Kosovës pas tri vitesh!”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm në fund tha se Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë dhe të pavarur, siç tha ai, duke e rreshtuar në anën e drejtë të gjeopolitikës dhe të historisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here