Google përballet me një tjetër gjobë në Evropë

0
226

Kompania Suedeze e shërbimit PriceRunner paditi Google në një gjykatë Evropiane duke kërkuar 2.1 miliardë euro.

Në Nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Përgjithshme Evropiane mbajti në fuqi një vendim të mëhershëm që shikoi Google të gjobitej për 2.42 milionë euro sepse kishte favorizuar shërbimin e saj krahasues të shitblerjes në kurriz të rivalëve.

PriceRunner është një shërbimi i ngjashëm ku përdoruesit mund të krahasojnë çmimet mes distributorëve të ndryshëm dhe të blejnë sa më lirë.

Ky i fundit pretendon se Google ka një pozicion monopol në Evropë dhe beson se ende nuk i është bindur vendimit të Komisionit Evropian.

Kështu thotë se trafiku dhe fitimet shkojnë për Google duke dëmtuar jo vetëm konkurrentët por edhe konsumatorët.

Google humbi apelimin e parë kundër gjobës së BE-së ndërsa nisi një tjetër muajin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here