KSI me rekomandime të reja!

0
254

Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive sot u propozua që vlefshmëria e certifikatave të personave që kanë kaluar Covid-19 të jetë e vlefshme për 180 ditë.

Aktualisht certifikata ka pasur vlefshmëri për 45 ditë. Komisioni ka analizuar edhe rastet e vdekjes nga virusi korona për gjatë muajit Janar dhe kanë ardhur në përfundim se vetëm 6 persona të cilët kanë qenë të imunizuar me tre doza të vaksinës kanë ndërruar jetë, mirëpo të njëjtit kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese, siç janë diabet, kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe obezitet.

Rekomandimet e tjera i referohen marrjes së një doze të tretë, të shpallë publikisht protokollet e trajtimit të Covidit, si dhe të vlerësojë transmetimin e virusit në shkolla që të jetë në gjendje të detektohen rastet pozitive te fëmijët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here