Kushte të reja për hyrje në Holandë dhe Greqi

0
74

Ministria e Shëndetësisë në Holandë e ka klasifikuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që do të thotë një nivel më i lartë se ai i mëparshmi, thonë nga MPJ, ku shtojnë se janë ofruar kushte të reja për hyrje në këtë vend nga nesër.

“Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që udhëtojnë për në Holandë do të zbatohet rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe një vaksinë/përforcues shtesë e tretë) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet të shkojnë në karantinë”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Njëkohësisht ata sqarojnë se nga sot deri më 24 shkurt për të hyrë në Republikën e Greqisë duhet të tregohet një certifikatë dixhitale evropiane.

“Çertifikata Dixhitale Evropiane e Sëmundjeve është lëshuar katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testimit; ose rezultate negative të një testi laboratorik me metodën PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para mbërritjes së tyre në Greqi ose me një test të shpejtë të antigjenit (test i shpejtë) brenda njëzet e katër (24) orëve para mbërritjes së tyre në Greqi”, thonë nga  MPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here