Mariçiq: Dhjetë herë ulet dënimi për shpifje dhe ofendim të gazetarëve

0
108

Shkup, 7 shkurt – Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje shkruhej në koordinim me shoqatat e gazetarëve, Këshillin për etikë në mediume dhe shoqatat e tjera dhe kërkohej zgjidhja më e mirë dhe teksti ligjor ishte inkluzivisht juridik, porositi zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe ish-ministër i Drejtësisë,  Bojan Mariçiq në “Top tema” në TV Telma.

Ai shtoi se karakteristikë kryesore e ligjit është se për dhjetë herë ulet dënimi për shpifje dhe ofendim të gazetarëve.

Mariçiq theksoi se është dëm që ky ligj, i cili sjellë liberalizim të vërtetë në lirinë e shprehjes, të marrë mendim negativ për shkak të një lëshimi teknik.

“Për këtë ligj janë bërë brifingje edhe me gazetarë edhe me ekspertë dhe zgjidhja ligjore e mori vulën e tyre në fazën e përgatitjes. jemi të gatshëm t’i përmirësojmë këto defekte”, tha Mariçiq, i cili paralajmëroi se me siguri nesër nga Qeveria do të tërhiqet propozim-ligji dhe do të përmirësohen lëshimet në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here