Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën, diskutojnë mbi fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

0
89

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një takim javor koordinues për politikën e jashtme.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në takim morën pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.

“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here