Zyra e komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Maqedoninë e Veriut sheh një shtet lider në zgjidhjen e çështjeve dhe në atë frymë e vazhdon edhe bashkëpunimin e ndërsjellë, porosoti përfaqësuesja e UNHCR-së në shtetin tonë Monika Sandri në takimin e sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në mbledhje është biseduar rreth realizimit të disa çështjeve të rëndësishme nga Agjenda 2030, e cila ka të bëjë me Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm të KB-së, ndërsa është dokument universal nënshkrues i së cilës është edhe vendi ynë.
“Në atë drejtim është shprehur besim për zbatim të tërësishëm të përcaktimit për mbrojtje të të drejtave për të gjithë njerëzit që jetojnë në shtetin tonë, si dhe për implementimin sistematik të Konventës për zvogëlimin e pa-shtetësisë, ndaj të cilës u inkuadrua Maqedonia e Veriut. UNHCR në atë sheh një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve globale për t’i dhënë fund kësaj dukurie, ndërsa në përparimin e përpjekjeve të tilla në korniza botërore, në Republikën e Maqedonisë së Veriut sheh një partner serioz”, citohet në kumtesë.