Është ekzekutuar me atentat mafiozi biznesmeni Halil Faliali mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në distriktin Girne të Qipros Veriore. Atentatorët lëshuan breshëri plumbash nga bosit të basteve dhe kazinove, i cili ndodhej në automjet bashkë me shoferin e tij. Fatkeqësisht, edhe ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Halil Faliali u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk mundi t’i shpëtontë vdekjes.