Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur konferencën që zhvilloi këtë të mërkurë duke dhënë një mesazh të ngjashëm si ish-Kryeministri Sali Berisha disa vite më parë në parlament. “Jam Ilir Meta o superbudallenj”, tha kreu i shtetit duke iu drejtuar të gjithë atyre që ai i konsideron si rilindas vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti u shpreh se këta persona duhet ta harrojnë se do të varrosin de facto pluralizmin shqiptar.
Të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha 6 vite më parë në parlament.
“Jam Sali Berisha unë o budalllenj. Nuk tërhiqet Sali Berisha o budallenj. Jam Sali Berisha unë, o çakenj, që flisni si çakenj nga vendi. E di si më dukeni ju mua apo jo? Plehra më dukeni. Vij për parlamentin këtu. Më dukeni plehra se të tillë jeni. Para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë”, u thoshte Berisha në vitin 2016 socialistëve, në një parlament ku kryetar ishte Ilir Meta./tvklan.al