Konjufca: Opozita shumë e shpejtë me thirrjen e seancës jashtëzakonshme, e ka befasuar edhe veten

0
60

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të tri partive opozitare. Opozita ka kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e Zyrës së rregullatorit të energjisë (ZRrE) lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është treguar shumë e shpejtë në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, saqë e ka befasuar veten.

“Po më duket opozita aq e shpejtë u kanë befasinë vetvetes ia ka bë. Arsyeja pse e thash që zakonisht nevojiten 24 orë dhe në vendet e rajonit e kemi shiku si thirren seancat e jashtëzakonshme është gjithmonë praktikë 24 orë përpara, përpara se të kërkohet që ajo të mbahet, për një arsye të thjeshtë sepse ekziston një komunikim elementar megjithatë ne mes të qeverisë dhe Kuvendit që së pari të jep mendimin e vet edhe qeveria a mund të jetë për shembull në një seancë të tillë e cila thirret brenda një ore shumë shpejtë”, ka thënë Konjufca, transmeton KP.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur pas nënshkrimit të 40 deputetëve të partive opozitare për mbajtjen e një debati për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë, deputetët e pozitës nuk ndodhen në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të rrymës, por jo edhe deputetët e pozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here