Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën plenare nga ora 11:00.
Në rendin të ditës janë 9 pika për diskutim, në mesin e tyre edhe debati parlamentar mbi raportin për vendin për 2021.
Ky është rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.
Ndryshe, Komisioni Evropian më 19 tetor të vitit të kaluar prezantoi raportin e progresit për Kosovën, ku theksohet se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.
Në raport thuhet se Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
KE po ashtu vë theksin te situata në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe thuhet se situata në këtë pjesë është ende sfiduese. KE thotë se Kosova ka disa nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, por që janë në fazë të hershme.
Si pikë pozitive është parë Strategjia për Sundimin e Ligjit dhje Planin e Veprimit, që u miratua në gusht 2021, por synimet për vettingun në gjyqësor vetëm një herë është parë me “shqetësim”, duke thënë se reforma në administratën publike është urgjente.