Në kufirin në Bllacë konfiskohen 5kg stoli ari me vlerë 156 mijë euro

0
74

Shkup, 9 shkurt – Në vendkalimin kufitar Bllace, dje në një veturë e cila ishte nisur për të lëshuar vendin tonë, shërbimet e Doganës kanë kapur pesë kilogram stoli ari me vlerë prej 156 mijë euro, informon Zhurnal.

Vetura ka qenë me targa të Serbisë ndërsa është drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Gjatë kontrollit të ekipeve mobile janë vërejtur disa parregullsi mes dy ulesve të përparme. Gjatë kontrollit të mëtejmë të veturës janë gjetur 10 paketime me stoli ari në vlerë prej 9,604,430 denarë dhe me peshë rreth 5097gram, informojnë nga Dogana e Maqedonisë.

Siç thonë nga Dogana, stolitë e arit dhe vetura janë konfiskuar përkohësisht ndërsa për personin që është kapur në kufi, do të procedohet dokumentacioni dhe do të ngritet padi adekuate penale.//Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here