Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vizituar sot objektin i cili është përcaktuar për ndërtimin e “Qendrës për Doën Syndrome dhe Autizëm”.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se Prishtinës i nevojitet një qëndër adekuate e integruar për përkrahjen e personave me sindromën Doën dhe autizëm.
“Jemi mirënjohës ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA për mbështetjen në krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar ndër të tjerash Rama.
Postimi i plotë:
Prishtinës i nevojitet një qendër adekuate e integruar për përkrahjen e personave me sindromën Down dhe autizëm.
Së bashku me ekipin e Komunës, organizuam një vizitë për të përcjellë ecurinë e punës në objektin e përcaktuar për ndërtimin e ‘Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm’.
Jemi mirënjohës ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA për mbështetjen në krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe gjithëpërfshirje.