Spasovski: MPB dje konfiskoi 1.6 ton drogë në vlerë prej 3.2 milionë eurove

0
66

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se në dy aksionet e djeshme të MPB-së në dy lokacione të ndryshme, është konfiskuar 1.6 ton drogë narkotike në vlerë prej 3.2 milionë eurove.

Ai sqaron se aksioni i parë është realizuar me policët e SPB Strumicë bashkërisht me Njësinë për tregti ilegale me drogë pranë Byrosë për Siguri Publike dhe gjatë kontrollit të një subjekti juridik, i regjistruar për mirëmbajtjen e kanabisit për qëllime mjekësore, për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës në subjektin juridik është konfiskuar marihuanë në vlerë prej 3 milionë eurove, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Po ashtu në të njëjtën kohë, thotë Spasovski, policët e SPB Manastir në rrugën Ohër Resnjë kanë kontrolluar një automjet me tabela të Strumicës e drejtuar nga K.M (38) nga Strumica dhe bashkëudhëtarin M.T (48) nga Strumica dhe gjatë kontrollit janë gjetur tre kuferë me marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove.

Ata janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.

“Për vetëm 1 ditë, policia e Maqedonisë konfiskoi 1.6 kg drogë në vlerë prej 3.2 milionë eurove”, tha Spasvoski./Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here