BE tërheq vërejtjen Vucic pas takimit me Xi Jinping: Me Kinën mund të tregtoni lirë deri në anëtarësim në union

0
59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka njoftuar pas bisedës me Presidentin e Kinës, Xi Jingping, se marrëveshja me tregtare me Kinën pritet të nënshkruhet deri në fund të këtij viti. Reagimi nga BE për njoftimin ishte se Serbisë do t’i duhet t’i bashkërendoj politikat tregtare dhe diplomatike me unionin nëse synon anëtarësimin. Vërejtje të njëjtë i ishte bërë Serbisë nga BE për marrëveshjen e kaluar tregtare me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Komisioni Europian, Peter Stano, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta se Serbia është e lirë të arrijë marrëveshje tregtare me shtete tjera apo organizata para se të hyjë në Bashkimin Europian, “me kusht se kjo nuk është në kundërshti me rregulloren e Marrëveshjes së Stabilizimit e Asociimit dhe anëtarësimit BE-Serbi”.

 

Stano nuk lëshoi rastin të theksoj atë që “BE është partneri tregtar dhe investues më i rëndësishëm i Serbisë”.

“Në vitin 2020 Serbia 61 për qind të tregtisë të saj e kishte me Bashkimin Europian, me një dinamikë të volitshme të rritjes, derisa copa e Kinës në tregti të jashtme ishte vetëm 8 për qind.”

Sa i përket investimeve të huaja në Serbi, pjesa e kompanive nga BE ishte 69 për qind, ndërsa investimet e drejtpërdrejta nga Kina ishin 3.5 për qind ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here