Dy tërmete të fuqishme njëra pas tjetrës goditën Italinë mbrëmjen e djeshme

0
94

Shteti fqinj,Italia mbrëmjen e djeshme është tronditur nga dy tërmete të fuqishme të rëna njëri pas tjetrit.

Godita e parë ishte rreth orës 19:55 me epiqendër në Bagnolo dhe ishte i magnitudës 4.0 i shkallës Rihter.

Goditja e dytë ishte një orë më pas dhe ishte më e fortë në Correggio me magnitudë 4.3, lëkundjet e të cilës u dëgjuan dhe në Modena, Parma dhe Bolonja.

Njerëz të shumtë dolën në rrugë dhe të shumta ishin dhe thirrjet në numrat e urgjencës.

Në Modena ku po mbahej një koncert në kujtim të sopranës Mirella Freni, njerëzit u larguan nga teatri mes tyre dhe kryebashkiaku Gian Carlo Muzzarelli.

Ndonëse nuk ka pasoja, tërmeti ka zgjuar frikën në një zonë, e cila gati dhjetë vjet më parë u godit rëndë nga një tërmet që shkaktoi viktima dhe dëme.

Tre lëkundje të lehta gjatë natës – Toka vazhdoi të dridhej edhe gjatë natës. Tre lëkundje të tjera të vogla u zbuluan nga Insituti italian i Gjeofizikëz në provincën e Reggio Emilia.

Në orën 23:26 u regjistrua sërish një goditje me magnitudë 2.3 ballë në Bagnolo në Piano, në orën 4:02 dhe 4:48 në Correggio, përkatësisht me magnitudë 2.4 dhe 2.0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here