Pacolli humb një betejë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit

0
57

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një eksperiencë siç e vlerëson ai të hidhur personale si pasojë e një sistemi gjyqësore jo efikas, me mangësi të mëdha jo profesionale dhe papërgjegjësie.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se sot ka pranuar një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prizren që ka hudhur poshtë padinë e tij, kundër një qytetari për shpifje me arsyetimin se njëjta është e pasafatshme.

Pacolli insiston se padia është parashtruar në përputhje me nenin 17 të ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes dhe se do të ushtroj të drejtën për ankesë në Gjykatën e Apelit.

Postimi i plotë i Pacollit:

Me shprese se me kete shkrim do ti kontriboj drejtesise ne vend:

E ndaj me ju eksperiencen e hidhur personale si pasoje e nje sistemi gjyqesor jo efikas, me mangesi te medha jo profesionale dhe papergjegjesie.

Sot kam pranuar nje aktvendim te Gjykates themelore ne Prizren (Gjyqetari Fahret Velliaj) qe ka hudhur poshte padine time ( kunder Reshat Badallaj per shpifje e fyerje jonjerzore) me arsytimin se “e njejta eshte e pasafateshme”, pavaresisht se eshte lehtesisht e verifikueshme se padia eshte parashtruar ne perputhje me nenin 17 te ligjit civil kunder shpifjes dhe fyrjes.

Une do te ushtroj te drejten time te ankeses ne Gjykaten e Apelit e cila do te vendos sipas ligjit.

Halli im me i madh eshte, fati i qytetareve te rendomte te cilet perballen me kete sistem gjyqesor e me keta gjykates te papergjegjeshem e te cilet per shkaqe te ndryshme nuk kane mundesi te ndjekin “rrugen e gjate gjyqesore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here