Tronditëse në Kosovë! Dyshohet për ndërrim trupash në morg, policia nis kontrollet

0
88

Lajm tronditës nga Kosova. Dyshohet për ndërrim trupash në Qendrën Klinike Universitare.

Menjëherë pas kësaj, institucioni në fjalë doli me një sqarim duke treguar se u njoftuan në lidhje me mundësinë e ngatërrimit të dokumentacionit mjekësor të pacientëve të vdekur.

U dyshua se brenda Klinikës Infektive në Kosovë kishte ndodhur një ndërrim i dy trupave të vdekur. Pas këtij dyshimi policia nisi menjëherë kontrollet.

Në sqarimin e QKU thuhet se grupi që merret me menaxhimin e Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente (Policinë e Kosovës) kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.

NJOFTIMI NGA QKUK

Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së:

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here