Banorët e zonës së ‘5 majit’ në Tiranë kanë dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK për një sërë zyrtarë të lartë të shtetit për shembjen e banesave të tyre.
Sipas Euronews Albania, avokatja e banorëve, Adriana Kalaja tha se kallëzimi penal është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë që kanë firmosur për projektin si: Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Artan Lame, dhe Gledis Nano.