“Bombat e opozitës”, Ademi i BDI-së i quan tendencë për politikë ditore

0
59

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i ftuar në “Rruga drejt’, bombat e opozitës i vlerëson si tendencë për politikë ditore.

 

Megjithatë shprehet se nuk ka asgjë kundër dhe se çdo parti opozitare nëse posedon prova dhe argumente të mjaftueshme, të njëjtat duhet t’i dorëzoj në organet kompetente dhe jo të bëj shou në media, përmes konferencave për shtyp, shkruan Alsat.

“Konferencat e opozitës unë i shoh si tendencë për protagonizëm ditorë. VMRO-DPMNE ka fituar mandat në pushtetin lokal me një numër të konsiderueshëm, të komunave të cilat tanimë i drejtojnë për të realizuar programet e jo për spektakle përpara televizioneve dhe se ato programe të cilat i kanë premtuar para qytetarëve kam dëgjuar se janë hequr nga platformat elektronike, kështu kam dëgjuar dhe kjo mund lehtësisht të verifikohet, e aq më tepër kur më duket si një kopje e zbejtë e atyre publikimeve të bombave të cilat i kemi pas më herët në skenën tonë politike…Megjithëse nuk kam asgjë kundër që partitë politike kur kanë indicie, kur kanë prova të caktuara të njëjtat ti procedojnë tek institucionet kompetente që të marrin epilog”, deklaroi Arbër Ademi, BDI./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here