CNN “nxjerr sekretin”: Si janë të vendosura trupat e NATO-s në Europën Lindore!

0
72

Kërcënimi i një pushtimi të Ukrainës nga ana e Rusisë e ka shtuar rëndësinë e mbrojtjes së SHBA-së dhe NATO-s në Europën Lindore. CNN zbulon në detaje sesi janë dislokuar forcat e aleancës veri-atlantike në këtë pjesë të kontinentit të vjetër.

Gjigandi mediatik amerikan thotë se NATO ka 4 batalione në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që funksionojnë në bazë të rotacionit. Secili prej batalioneve është i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose SHBA, dhe përmban trupa nga disa vende anëtare të NATO-s. Muajin e kaluar, Aleanca tha se të katërta batalionet “janë të forta dhe forcat e tyre, të gatshme luftë”.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, deklaroi se NATO është gjithashtu gati që të përforcojë edhe më tej praninë e saj në Europën Lindore, duke dërguar edhe trupa të tjerë në zonë.

Sakaq, SHBA ka bazat e veta në Lituani dhe Rumani, bashkë me disa baza në Poloni. Presidenti Joe Biden, javën e kaluar, aprovoi dërgimin e 3000 trupave shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani, ndërsa një personel prej 8.500 vetësh mbetet në gatishmëri të lartë. Aktualisht, NATO nuk ka trupa në Ukrainë dhe nuk ka në plan që të dërgojë ushtarë atje, por i ofron këtij vendi këshilla strategjike.

Asetet e tjera të NATO-s në rajon përfshijnë një sistem mbrojtës raketor në Rumani, i krijuar për “gjurmimin, kapjen dhe shkatërrimin” e raketave balistike” në atmosferë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here