Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës, vjen reagimi i Osmanit

0
68

Njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, presidentja Vjosa Osmani, e ka cilësuar lajm shumë të mirë për mërgatën tonë.

“Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ajo ka thënë se është jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kamotshme.

Sipas saj, ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve të Kosovës, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale.

“Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së”, ka shkruar tutje presidentja.

Bundesrati gjerman ka votuar pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Kosovës në seancën plenare të Bundesratit që u mbajt sot./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here