Shkup, 11 shkurt – Dyzetë e tre për qind e të rinjve në Maqedoninë e Veriut konsiderojnë se mund të njohin dezinformatat, përderisa përqindja është pak më e vogël e atyre të cilët thonë se shumë mirë mund të njohin dezinformatat. Këtë e tregon hulumtimi nga publikimi “Informata kundër Dezinformata: Ndërtimi i rezistencës drejtë praktikave dezinformuese në rrethinën pas Kovidit në Maqedoninë e Veriut” e cila ishte zbatuar nga nëntori deri në dhjetor të vitit të kaluar.
E dhënë interesante është ajo që të gjithë të anketuarit kanë thënë se mund t’i njohin dezinformatat. Vërehet se të anketuarit më të mëdhenj munden më mirë të njohin dezinformatat për dallim të atyre të cilët janë në moshë prej 16 deri 20 vjet.
Gati të gjitha grupmoshat janë përgjigjur se hasin në lajme të rreme në nivel ditor, por te ata të cilët janë prej 16 deri 20 vjet numrat variojnë, ata kanë thënë se shumë më pak hasin në lajme të rreme në nivel ditor.
Sipas hulumtimit, 46.5 për qind konsiderojnë se dezinformatat gjenerojnë më së shumti për shkak të informimit të pamjaftueshëm ose paditurisë, 14,2 për qind e të anketuarve konsiderojnë se për shkak të “klik – bejt” ose për shkak të ndonjë biznesi, ndërsa 18,7 për qind konsiderojnë se janë politikisht të motivuar nga faktorët vendorë dhe një e pesta e të rinjve konsiderojnë se kanë të motivuar nga faktorë ndërkombëtarë.
Të dhënat nga publikimi, tregojnë se të rinjtë prej 16 deri 20 vjet më pak vizitojnë trajnime për arsimim mediatik, për dallim të të anketuarve më të mëdhenj, prej 31 deri 35 vjet ku përqindja është shumë më e lartë.
Sa i përket vaksinimit, më saktë cilat vaksina janë më të mira, 54,8 për qind e të rinjve janë përgjigjur – Fajzer, 16,1 për qind -Sputnik, 8,4 për qind – Sinofarm dhe 3,2 për qind – Astra Zeneka. 16,8 për qind e të rinjve konsiderojnë se asnjë vaksinë nuk është e mirë.
Sipas rezultateve të fituara mund të vërehet se 31,6 për qind e të rinjve konsiderojnë se shteti deri më tani në mënyrë të kënaqshme është përballur me pandeminë, përderisa 25,8 për qind konsiderojnë se shteti keq është përballur me pandeminë.
Në drejtim të perceptimit varësisht për atë se cilat vende më së shumti janë përballur me pandeminë – 20,6 për qind kanë thënë se Danimarka më së miri është përballur me pandeminë, deri më tani, Kina me 17 për qind, me 12 për qind Gjermania, gjashtë për qind SHBA-ja, Serbia – tre për qind dhe Rusia me pesë për qind dhe Bjellorusia me tre për qind, 34 për qind e të rinjve konsiderojnë se asnjë shtet deri më tani nuk është përballur mirë me pandeminë.
Për atë se cili shtet ose organizatë ndërkombëtare më së shumti i ka ndihmuar Maqedonisë së Veriut gjatë pandemisë, përqindja më e madhe e të anketuarve kanë thënë se ajo është Serbia me 40,6 për qind. Pas Serbisë vijojnë Bashkimi Evropian me 25,2 për qind, NATO me 12,3 për qind, Kina me 4,5 për qind dhe Rusia me 2,6 për qind.
Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani konsideron se në kohë të pandemisë u krijua hapësirë e madhe për dezinformata dhe nga ato dezinformata kishte polarizim të shoqërisë.
“Sepse dezinformatat janë punë e çuditshme, ndonjëherë edhe atraktive, senzacionale, merren si kënaqësi, por pak mendojmë në fillim cilat janë pasojat”, tha Ramadani i cili shtoi se Këshilli edhe më tutje do të vazhdojë ta ngushtojë hapësirën e lajmeve të rreme.
Ai theksoi se edhe më tutje do të vazhdojnë t’i promovojnë vlerat euroatlantike – sigurisë, lirisë, demokracisë, drejtësisë, mediave të lira, zhvillim të ekonomisë.
Paralajmëroi se kah fundi i prillit një delegacion prej dhjetë të rinjve dhe ata si Këshill, bashkë me Klubin Euroatlantik të Biznesit do të shkojnë në Bullgari në një konferencë të madhe, ndërsa në të njëjtën kohë do të kenë takime edhe me përfaqësues të institucioneve.
Sipas ambasadores Baiba Brazhe, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi se Maqedonia e Veriut me anëtarësimin e saj në NATO kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare dhe porositi që të vazhdojë të trasohet drejtë kësaj rruge.