A e dini cilat janë modelet më afatgjata në autoindustri

0
252

Modeli absolutisht më jetëgjatë në autoindustri është amerikan. Është ky Chevroleti Suburban, i cili prodhohet që nga viti 1935. Suburban është pak i njohur në Kosovë dhe atë e hasim vetëm tek misioni diplomatik amerikan, apo te ndonjë adhurues i rrallë  i automjeteve amerikane, sepse, mes tjerash, Suburbani është një SUV i madh me motor V8, i cili harxhon shumë.

Sidoqoftë, pas tij në listë radhitet edhe një amerikan, Fordi i serisë F, i cili deri sot ka përjetuar 14 gjenerata. Mjafton të thuhet se ky ishte modeli më i shitur në Amerikë me  dekada.

Në vendin e tretë radhitet një klasik evropian. Është ky Volkswagen Transporter, i cili ka mbetur në prodhim për më shumë se shtatë dekada. Këtu pastaj mund të përfshihet lehtësisht edhe SUV-in legjendar Land Rover, respektivisht modeli Defender, nga viti 1983.

Mes modeleve tjera evropiane, vlen të përmendet edhe një model tjetër. Është ky Mercedesi S Class, i cili ësht i pranishëm në industrinë e automobilave që nga viti 1954. Mirëpo, një gjë ka mbetur e pandryshuar gjatë gjithë këtyre viteve – S Class ka qenë gjithmonë më i miri nga më të mirat, andaj edhe mbetet ylli më i ndritshëm mes limuzinave ekskluzive.

Pas S-Class, në vendin e gjashtë radhitet Mini Morris (prodhohet nga viti 1959), pastaj Porsche 911 (nga viti 1963), Jaguar XJ (nga viti 1968), Range Rover (nga viti 1970), VW Passat (nga viti 1972) dhe VW Golf (nga viti 1974), etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here