A po nis një konflikt i ri?/ Greqia refuzon Turqinë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut

0
61

Greqia ka hedhur poshtë kërkesën e Turqisë për demilitarizimin e ishujve grek të Egjeut.

“Lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve turq për statusin e ishujve të Egjeut, ne i hedhim poshtë ato në tërësinë e tyre. Këto akuza akuza jo vetëm që nuk përputhen me parimet bazë të ligjit ndërkombëtar, por ato shkojnë përtej logjikës së thjeshtë. Pozicioni grek mbi këtë çështje ka qenë shprehur vazhdimisht dhe publikisht”, citohet të jetë shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou.

Kjo është një përgjigje e Athinës zyrtare ndaj propozimit të ministrit turk të Jashtë, Mevlut Cavusoglu që kërkoi demilitarizimin. Papaionnou ka bërë të ditur po ashtu se Greqia i ka dërguar një letër mbi këtë çështje sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke vënë në dukje edhe kundërshtinë e vet mbi reffuzimin e njëanshëm të Ankarasë ëpr delimitimin e sheflit kontinental në në Mesdheun Lindor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here