CryptoPunk më i shtrenjtë sapo është shitur për 23.7 milionë dollarë

0
109

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një CryptoPunks NFT është shitur për një rekord 8,000 Etherum (afërsisht 23.7 milionë dollarë amerikanë).

Dhe siç vlerësohet, e verifikuar nga CryptoPunks Bot Twitter, shitja e CryptoPunk #5822 shërben si blerja më e madhe e CryptoPunks NFT në histori, përcjell Telegrafi.

NFT u ble nga Deepak Thapliyal, drejtor ekzekutiv i Chain, i cili quhet Deepak.eth në blockchain Ethereum.

 

Transaksioni mahnitës prej 8,000 ETH thyen shitjen e mëparshme rekorde të “COVID Alien” CryptoPunk #7523 në Sotheby’s “Natively Digital: A Curated NFT Sale” në qershor të vitit 2021.

 

Deepak gjithashtu shkoi në Twitter për të “ngacmuar” dhe njoftuar blerjen e tij rekorde.

Shpërthimi i industrisë NFT vitin e kaluar rezultoi në transaksione të shumta CryptoPunks me vlerë miliona dollarë. Ai përbëhet nga dizajne të ndryshme, si njerëzit, alienët, majmunët, zombitë dhe të tjerët. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here