Despotovski: Anëtarësimi në NATO ka nxitur rritjen e investimeve të huaja

0
58

Anëtarësimi në NATO ka nxitur rritjen e investimeve të huaja në vend, ndërsa anëtarësimi i pritur në Bashkimin Evropian do të ishte një shtysë e madhe. Këto vlerësime i ka bërë për Radio Evropa e Lirë, drejtori i Zonave Për Zhvillim Teknologjik Industrial, Jovan Despotovski, i cili ka deklaruar se në rajon vetëm Serbia qëndron më mirë sesa Maqedonia e Veriut për tërheqjen të investimeve të huaja.

“Unë pres që në vitin 2022, edhe me pritjen për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, do të kemi argumente shtesë për t’ua paraqitur investitorëve potencial. Çdo investitor kërkon njëfarë stabiliteti politik. Pres që shpejt të arrijmë një situatë ku sytë investitorëve të kthehen kah Maqedonia e Veriut, sepse aktualisht ata janë të përqendruar në Serbi”, tha ai.

Despotovski më tej thekson se ka investitor të cilët tashmë kanë dorëzuar planin e tyre për biznes dhe pritet që nga mesi i vitit me shumicën prej tyre të nënshkruhet marrëveshje.

“Nëse e krahasojmë me periudhën 2010 – 2020, vetëm 12 deri në 18 muaj kemi arritur pothuajse gjysmën e nivelit të investimeve që janë realizuar në dekadën e fundit, që do të thotë se anëtarësimi në NATO ka ndikimin e tij serioz. Qasja jonë është inkurajimi i investitorëve, duke synuar që të përmbushen pritshmëritë e tyre”, tha Despotovski.

Jovan Despotovski ka deklaruar se i kanë realizuar premtimet dhe kanë pritshmëritë që i kanë pasur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here