Shkup, 13 shkurt – As me rritjen e pagës minimale në 18 mijë den qytetarët nuk mund ti mbulojnë nevojat elementare, marrë parasysh që shporta e konsumatorit për një familje4 anëtarëshe kap vlerën prej 35.500 denarë.
Zv Kryeministri Fatmir Bytyqi për TVM2 thotë se në projeksionet e qeverisë është që të arrihet, të mbulohet shporta e konsumatorit me 1 pagë e gjysëm, nga 2 paga minimale dhe të arrihet të zvogëlohet numri i të punësuarve të cilët marrin rroga minimale.
Sa i përket rritjes së pagave në sektorin publik për personat që nuk marrin pagë minimale, Bytyqi thotë se duhet bëhet harmonizimi i pagave në përputhje me numrin e të punësuarve në sektorin publik ku ka mbingarkesë të të punësuarve.
“Sindikati siç kërkon rritje të pagës të kërkojë të vendoset drejtësi. Unë jam për të diskutuar për harmonizim të pagave dhe për modele të reja, por jam për të diskutuar njejt siç diskutojmë me sektorin privat. Për të bërë një rritje të tillë në sektorin publik të gjithë duhet ta pyesim të njejtën që ia themi sektorit privat, a e kemi arritur produktivitetin maksimal, efikasitetin maksimal dhe në fund pyesim nëse shërbimet që sekori publik i jep ndaj qytetarëve që për atë paguhet me të vërtet janë në cilësinë dhe vëllimin e duhur që qytetarët presin” – tha Zv.Kryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Zv.Kryeministri Bytyqi thotë se me tejkalimin e ndikimit të faktorëve të jashtëm siç është pandemia dhe kriza energjetike, qeveria do të jetë e fokusuar në mbështetjen e kompanive për zhvillim teknologjik dhe jo për të subvencionuar paga.
“Mendoj që edhe kompanitë private dhe ne e kemi shum të qartë se niveli i subvencioneve që ka të bëj me paga do të zbehet. përkrahja shtetërore mund të egziston sic egziston në cdo vend zhvillimor vetëm për zhvillim , inovacione për teknologji të reja sepse ajo ju ndihmon kompanive dhe qeveria për përkrahje të till do të jetë këtu” – thotë Bytyqi.
Qytetarët rritjen e pagës minimale prej 18 mijë denarëve do ta marrin në muajin mars ndërsa harmonizimi i pagave që nuk prekin minimalen pritet të ndodhë deri në fund të vitit apo dhe në fillimet e vitit 2023.